VV kritikon pezullimin e Kuvendit: “Vendim i njëanshëm i Kushtetueses, favorizim për Listën Serbe”

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punës së Kuvendit për 25 ditë, duke e quajtur atë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj funksionalizimit të institucionit më të lartë përfaqësues në vend. Në reagimin e saj, VV thekson se Kushtetuesja ka mbajtur anë duke bllokuar punën e 120 deputetëve vetëm sepse Lista Serbe nuk ka arritur të sigurojë votat për zgjedhjen e një nënkryetari. Sipas partisë, një vendim i tillë krijon precedent të rrezikshëm, duke e lidhur funksionimin e Kuvendit me vullnetin e një partie të vetme. Vetëvendosje e konsideron të papranueshëm arsyetimin e Gjykatës, që në aktin e saj 15-faqësh mbështetet mbi pretendimin e Listës Serbe për “të drejtë ekskluzive” në propozimin e nënkryetarit – diçka që, sipas VV-së, nuk është e përcaktuar në Kushtetutë dhe as në frymën e organizimit demokratik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …