VV: Kuvendi po mban mbledhje ilegale

Vetëvendosje, përmes një reagimi të shprëndarë në rrjetet
sociale, ka thënë se Kuvendi i është kthyer përsëri takimeve ilegale në byfe.
Sipas Vetëvendosjes, Qeveria është e gatshme të trazojë gjithë vendin vetëm për
t’i qëndruar besnike Serbisë. Ky subjekt ka shprehur vendosmërinë që të mos
tolerojë veprimet e Qeverisë.Deputetët
e opozitës pamundësuan mbajtjen e seancës, ndërsa tash deputetët e koalicionit
të “Zajednicës” i janë kthyer byfesë së Kuvendit për të mbajtur takimet e tyre
ilegale aty. Në anën tjetër, jashtë ndërtesës së Kuvendit, njësitet speciale të
policisë intervenuan dhunshëm ndaj aktivistëve të opozitës që ishin duke
qëndruar jashtë, në shenjë solidariteti me deputetët e opozitës në Kuvend”,
thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …