leoni

VV: Të ndalet përndjekja e deputetëve të opozitës

Vetëvendosje ka kërkuar
ndaljen e përndjekjes së deputetëve opozitarë. Përmes një reagimi të afishuar për
medie, Vetëvendosje ka vlerësuar se policia po i përgjigjet urdhrave të
kryeministrit, Mustafa dhe zëvendëskryeministrit, Thaçi. Sipas këtij subjekti,
Thaçi e Mustafa janë të
gatshëm
ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga
pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet me Serbinë. “Deputetja Kadaj – Bujupi
duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk
do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është
i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të ‘Zajednicës’”, thuhet në reagimin
e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …