leoni

Xhafa: Borxhi i konsumatorëve ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka arritur në 45 milion euro

Krye shefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa ka deklaruar se borxhi i konsumatorëve ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka arritur në 45 milion euro. Vetëm gjatë pandemisë është diku mbi 2.2. milionë euro borxhe të akumuluara që tregon se kemi relativisht shumë fatura të papaguara e që kjo rrezikon ndërmarrjen. Ne jemi të detyruar t’i dërgojmë të përmbaruesi sepse në fund të fundit duhet të sigurohemi që asetet dhe infrastrukturën tonë ta ripërtërijmë çdo vit. Sepse të gjitha pagesat që bëjnë konsumatorët nuk është se përfundojnë diku tjetër, por thjesht konvertohen në shërbime për konsumatorë. Ne nuk jemi kompani profitabile, nuk lejohet që të marrim një profit, por të gjitha pjesët e pagesave dhe tarifave konvertohen në shpenzime të operim-mirëmbajtjes, investime kapitale, ripërtëritje të aseteve me qëllimin që ndërmarrja të ofrojë shërbime sa më të mira dhe një kosto të përballueshme për të gjithë konsumatorët” ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për “Kosovapress” krye shefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

PDK e gatshme për dialog, por s’ka ftesë formale nga LDK për qeverinë tranzitore

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e …