Xhandarmeria franceze zbarkon në Kosovë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në prag të zgjedhjeve

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se njësi të xhandarmerisë kombëtare franceze janë dislokuar në kuadër të Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU), me qëllim të mbështetjes së stabilitetit dhe forcimit të besimit ndër komunitar, sidomos në prag të zgjedhjeve lokale. Sipas ambasadës, ky angazhim është pjesë e kontributit të Francës në kuadër të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR), duke punuar ngushtë me partnerët evropianë për garantimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë. “Xhandarmëria kombëtare është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë 🇽🇰”, thuhet në njoftim. Ambasada e Francës theksoi se ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e Parisit dhe forcave të saj të sigurisë për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë Ballkanin.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

PDK ngre alarmin: Dështime në zinxhir, nga bujqësia te infrastruktura dhe siguria ushqimore

Kritikat ndaj qeverisë janë ashpërsuar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë …