Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: 28 dhjetori do të jetë dita e fitores, Kosovës i duhet drejtim i ri

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar pas zyrtarizimit të datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Haliti tha se vendi ka nevojë urgjente për një drejtim të ri, duke kritikuar periudhën e fundit qeverisëse. “28 dhjetori – dita e fitores! Kosova ka nevojë për drejtim të ri. Boll më me eksperimentime, keqqeverisje dhe izolim nga miqtë evropianë e amerikanë. PDK, Bedri Hamza kryeministër!”, ka shkruar Haliti. Reagimi i tij vjen në një moment kur partitë politike po mobilizohen për fushatën që pritet të jetë një ndër më të ashpërit e viteve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …