Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Delegacioni i Kosovës në SHBA propagandoi kundër UÇK-së dhe Shqipërisë

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Xhavit Haliti, ka deklaruar se disa figura politike të njohura nga Kosova kishin zhvilluar propagandë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haliti ka theksuar se delegacioni i përbërë nga Ibrahim Rugova, Veton Surroi, Mahmut Bakalli dhe Fehmi Agani kishte ndikuar në qarqe ndërkombëtare me mesazhe negative për UÇK-në dhe për kryeministrin e atëhershëm të Shqipërisë, Fatos Nano. “Delegacioni i Kosovës në Amerikë ka propaganduar shumë kundër UÇK-së, kundër Shqipërisë dhe Nanos. Ne kemi marrë procesverbalin e takimit, ku ata e kanë akuzuar Fatos Nanon si ekstremist që po financonte ekstremistët në Kosovë”, tha Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …