Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Koalicioni është rruga për tejkalimin e krizës, përgjegjësia është te Vetëvendosje

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovë, Xhavit Haliti, ka komentuar mundësinë e krijimit të një koalicioni për të tejkaluar krizën politike në vend, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike.  “Nuk më kanë kërkuar këshilla, por me ata që kam biseduar u kam thënë: përpiquni të hyni në koalicion, sepse në koalicion zgjidhen problemet dhe ndihmohet vendi. Nuk kam refuzuar koalicionet që janë bërë dhe ato që do të bëheshin,” deklaroi Haliti. I pyetur nëse do të mbështeste një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haliti nënvizoi se përgjegjësia për një bashkëpunim të mundshëm është në anën e kësaj partie. “Unë nuk dua të ushtroj presion përmes mediave, sepse PDK tashmë ka një qëndrim refuzues ndaj Vetëvendosjes. Por mendoj që topi është në anën e VV-së, pasi nuk i ka ofruar koalicion PDK-së,” tha ai. Haliti theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe se partitë duhet të vendosin interesin e qytetarëve mbi atë partiak, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim në të ardhmen nëse ka vullnet të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Grafiti me mesazh nxitës në Kollashin, cilësohet si provokim ndaj shqiptarëve

Një grafit me përmbajtje nxitëse dhe provokuese është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore …