leoni

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Limaj ka ambicie për kryetar Kuvendi, por jo fuqinë politike për ta udhëhequr

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk ka fuqinë politike për të qenë kryetar i Kuvendit, pavarësisht ambicieve të tij për këtë post. Sipas Halitit, Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, po synojnë të formojnë qeverinë me një shumicë të thjeshtë prej 61 ose 62 votash, ndërsa në këtë kuadër, Fatmir Limaj po shihet si një faktor potencial për të plotësuar shumicën. Megjithatë, Haliti theksoi se ndikimi politik i Limajt është i kufizuar. “Fatmir Limaj është mik i imi dhe është një lojtar interesant politik, por me tre deputetë nuk mund të pretendojë udhëheqjen e Kuvendit. Është njësoj si të krahasosh një lepur me luanët. Në këtë betejë politike, duhet të kuptosh nëse je për luftë apo marrëveshje, por dikush duhet të dalë fitues,” tha Haliti.  “Po të isha në vend të tij, nuk do të kërkoja postin e kryetarit të Kuvendit. Nuk e ka fuqinë politike për ta menaxhuar atë pozitë, veçanërisht në një situatë kaq të ndërlikuar ku duhen menaxhuar ‘të mëdhenjtë’,” u shpreh Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …