Xhavit Zariqi zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca e Kuvendit ka vazhduar me procedurën e zgjedhjes së kryesuesit të ri.

Me 26 vota pro, Xhavit Zariqi u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Pas zgjedhjes, Zariqi mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve, ku theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtarët e Kuvendit, me qëllim që institucionet komunale të ecin përpara dhe të realizohen synimet në dobi të qytetarëve.

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka gjithsej 41 anëtarë, të përfaqësuar nga:

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe iniciativa qytetare “Ne Mundemi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …