Më 5 janar, 2026, vdiq veprimtari i qështjes tonë kombëtare, Shefqet Ali Dibrani. Miku dhe shoku ynë i idealit, ish i burgosuri politik, i cili ishte pjesmarrës aktiv në barrikadimin e të burgosurëve shqiptar në burgun e Nishit më 1974, e cila detyroi qeverinë serbojugosllave të transferoi një nr. të të burgosurëve shqiptar në Kosovë. Shefqeti së bashku me shokë ishte aktiv dhe ka dhënë kontribut të dukshëm në sigurimin e armatimit në shërbim të UÇK-së, pjesëtar i së cilës ishte deri ngadhnjimin tonë mbi armikun, në qershor 1999. Pas luftës, deri në pension ka punuar në sektorin e ofiqarisë në komunën e Vushtrrisë. Varrimi bëhet në ora 15, në varrezat e Dumnicës së Poshtme. Lamtumirë baca Shefqet! Nderime veprës tuaj të pakompromis në shërbim të çlirimit të Kosovës së Shqipërisë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
