leoni

Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës

Xhevahire Izmaku: Miqtë e vërtetë nuk janë ata që heshtin, por ata që flasin – edhe kur nuk na pëlqen ajo që thonë

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar ndaj kritikave që po ju bëhen nga eksponent të partisë Vetëvendosje, ambasadorit të Gjermanisë dhe të Francës në vendin tonë. Ajo ka shkruar se miqtë e vërtetë janë ata që flasin e nuk heshtin. “Gjermania dhe Franca kanë qenë ndër aleatët më të qëndrueshëm të Kosovës – në ditët më të vështira dhe në momentet më historike.  Kur ne kishim nevojë për përfaqësuesit e këtyre shteteve, i ngritnim në qiell. Sot, kur thjesht na kujtojnë se institucionet tona duhet të funksionojnë dhe të mbajnë përgjegjësi, nuk kemi të drejtë t’i përbuzim. Miqtë e vërtetë nuk janë ata që heshtin, por ata që flasin – edhe kur nuk na pëlqen ajo që thonë. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për armiq të rinj diplomatikë” ka shkruar deputetja, Xhevahire Izmaku.

Kontrolloni gjithashtu

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Tiranës

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes …