Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot kësaj partie iu kanë bashkuar dy nga ish-anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nismës për Kosovën, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti. Rreth VETËVENDOSJE!-s, që është konstantja e përpjekjes së sinqertë për ndryshim, po mblidhen të gjithë ata që e kanë zgjedhur këtë përpjekje, në vend të interesit privat, thuhet në një njoftim të kësaj partie. Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti gjatë një kohe kanë qenë anëtarë të PDK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
