Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kam thënë të vërtetën time

Në reagimin publik të Rexhep Selimit lidhur me problemet që kishin ndodhur në Kuvendin e Kosovës, disa vjet më parë, ka reaguar ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi. Ai duke iu drejtuar deputetit të Vetëvendosjes shkruan: I nderuari Rexhep! Emrin tuaj nuk e kam përmendur askund publikisht. Unë nuk po mund ta kuptoj pse reagove ti në vend që të reagonte Vetëvendosja? Rexhë, përmes letrës publike me pyete, pse e kam dëgjuar deputetin e VV-së dhe nuk e paskam pyetur kryetarin e atëhershëm? Tani po të pyes unë, ty, pse nuk po e respekton hierarkinë, lidhur më ketë, pra kryetarin e atëhershëm  Albin Kurti dhe shefin e atëhershëm të grupit, Visar Ymerit, por po reagon ti?

Krejt çka kam të them në ketë rast është kjo:

Po kërkoj nga deputeti i Vetëvendosjes që në ditën kur u diskutua në Kuvend marrëveshja e 19 prillit 2013, ta merr guximin qytetar, guximin njerëzor, mos të frikësohet për të thënë të vërtetën e kërkesës së tij për të ndërhyrë policia! Deputeti duhet ta dijë se  integriteti i njeriut tregohet në ditë të vështira! Nëse deputeti  nuk ka guxim ta thotë të vërtetën, le të tregojë nga kush po frikësohet?! A mund të bashkëjetohet me partinë, të cilës nuk të beson dhe i frikësohesh?! Nuk di, si mund t’u besohet atyre njerëzve që nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën, se vendit e popullit do t’ua kthejnë ndryshimin e perspektiven? Unë po frikësohem për friken e deputetit për ta pranuar të vërtetën e vetë?! Atij i them, mos qofsha në lëkurën tënde! Pse po e fsheh një të vërtetë të dal në shesh? Unë e kam thënë të vërtetën time!

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …