Sali Berisha dhe partia e tij, që e kishin votuar Rezolutën e Këshillit të Evropës, me të cilën u hap rruga për themelimin e Gjykatës speciale (antishqiptare), po derdhin lotë krokodili për Kosovën e Shqipërisë dhe tragjedinë e popullit të saj shqiptar që kishte përjetuar masakra të tmerrshme dhe gjenocidin nga Serbia pushtuese! Dy deputetët e tij (njëri kryesues i delegacionit shqiptar, Rusmajli) kishin votuar për Rezolutën e inicuar nga Rusia e Serbia dhe të mbështetur nga raporti i mercenarit të tyre, Dik Marti! Dy deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kishin votuar kundër. Edhe deputetja shqiptare nga Maqedonia jonë, Ermira Mehmeti, kishte votuar kundër… Ngrihet tash ky “non grata” dhe partia e tij dhe, për të luajtur patriotin (për të larë m… me sh…!), propozon një paçavure (rezolutë) “kundër gjenocidit të Serbisë”!? Atje, ku ishte qendra e vendosjes, votoi për ta “pastruar” Serbinë nga krimet dhe gjenocidi që kishte kryer, nga njëra anë, dhe për ta akuzuar UÇK – në për “krime kundër njerëzimit”, nga ana tjetër!! Hipokrizi e pështirë, tugitëse… Edhe më e pështirë dhe tugitëse bëhet fushata e “sinkronizuar” dhe e “sponzorizuar” e një pjese të militantëve të LVV – së, të cilët po e përdorin këtë projektrezolutë (paçavure) të Sali Donkishotit në sulmet e tyre të ulëta kundër Tiranës zyrtare, kundër shtetit tonë!! Natyrisht, duke qenë në mesataren e njerëzve me inteligjencë normale, ky komunitet i organizuar, fushatën e tyre e ambalazhojnë dhe përpiqen ta shesin si fushatë kundër një personi të “parëndësishëm”, siç është Edi Rama!!? Ky komunitet militantësh, i organizuar sipas instiktit që i karakterizon delet, nuk bëjnë gjum duke kujdestaruar në pritje të fjalës (prononcimit, deklaratës, reagimit…) së udhëheqësit të pagabueshëm dhe, o burra, t’i hipim fejsbukut e rrjeteve tjera sociale, se kështu do udhëheqësi (qoftë edhe kundër shtetit tonë, duke harruar se luftën-përballjen e kemi me Serbinë e jo me vetveten, me shtetin tonë!!)… Shqiptari, edhe kur i takon një partie, ideologjie, feje, organizate, shoqate, grupi, sekti…, duhet të ketë vetëdijen dhe të kuptojë se asgjë dhe askush nuk mund të vihet para Atdheut, Shqipërisë dhe shqiptarisë! Atdheu mbi të gjitha! Partitë fetë, profetët e rremë (kryetarët partish, hoxhollarë e priftërinj) shkojnë e vijnë, nuk mbarojnë kurrë… Vetëm Atdheu – Shqipëria jonë është e përjetëshme, sa të ketë shqiptarë mbi dhe!
DILEMA E DITËS (Jemi apo nuk jemi shqiptarë?!) Pluralizmi partiak (sistemi politik me shumë parti) në vendet e zhvilluara kuptohet dhe shprehet si përparësi, si vlerë civilizuese, si mundësi dhe si zhvillim i shoqërisë përmes konkurrencës së ideve, programeve, koncepteve, projekteve… Kurse te ne, në shoqërinë shqiptare përgjithësisht dhe, sidomos në shoqërinë shqiptare në Republikën e Kosovës (edhe në Republikën e Maqedonisë shqiptare, në Malin e Zi e në Kosovën Lindore) sistemi shumëpartiak perceptohet dhe konsiderohet si fushë dhe terren për sharje, ofendime, dhunë verbale, përplasje, konfrontime e konflikte me partinë kundërshtare ose midis partive kundërshtare (garuese, konkurruese)!! Kjo frymë, kjo mendësi dhe kjo logjikë përjashtuese e konfliktuoze prodhon militantë partish (tifozë, partizanë) pa tru, që në fushatat dhe përplasjet e tyre e humbin arsyen njerëzore dhe shndërrohen në “besimtarë (myhybë) xhihadistë” të udhëheqësit e të partisë!! Kjo “armatë” militantësh me dije e kulturë mediokre ose injorantë fare po e dominojnë skenën politike në Kosovën tonë shqiptare, po i dominojnë rrjetet sociale dhe mediat!! Fushata e tyre konsiston në etiketime, shpije, denigrime, akuza, trillime, sajesa etj. Nuk janë pak edhe ata që kundërshtarin ose partinë kundërshtare e akuzojnë se “po bashkëpunonë me serbë”, madje se “ky e ai janë serbë”! Sa herë që hapet debati (edhe në ndeja kafenesh) për partitë ke për të dëgjuar dikend që thotë: “LVV-ja janë shkije (serbë)”, “Albini është i martuar me një të huaj (mbesë e serbëve), prandaj s’mund të jetë shqiptar”! Nga krahu i LVV – së (militantë pa tru) e thonë të njëjtën gjë për ata të PDK-së së Memlit: “Janë me shkije (serbë), kanë bashkëpunuar me Serbinë, janë serbë”! Të njëjtat akuza dhe etiketime i bën edhe AAK – ja për Albinin e për LVV – në dhe këta për AAK – ne! Po kjo fushatë bëhej dhe bëhet edhe për LDK – në… ” Argument” ose kartë për këtë lloj fushate denigruese antishqiptare është bër edhe partia Lista Serbe! Secila parti shqiptare e ka përdor Listën serbe për ta akuzuar partinë kundërshtare si bashkëpunëtore të asaj partie serbe!! Të njëjtën lojë sa të ulët po aq të shëmtuar e kanë bërë me Listën Serbe edhe gjatë këtyre muajve të ngërçit politik në Kuvendin e Republikës!! Dhe, s’kanë bërë gjë tjetër veç se e kanë “faktorizuar” këtë parti të pakicës serbe, e cila në një shoqëri dhe në një vend normal s’do të kishte as një ndikim… Për ndotjen e mjedisit tonë politikë dhe për përçarjen e shqiptarëve deri në këtë shkallë kanë merita të padiskutueshme edhe mediat e mercenarizuara dhe opinionistët e paguar prej tyre!! Tani, sipas logjikës së këtyre militantëve pa tru ose të manipuluar e të paguar, të gjithë janë me Serbinë, me Listën serbe e janë shkije (serbë)!! Shqiptarë s’ka! E kuptoj që kjo është pasojë e copëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në shumë shtete, por me këtë mendësi e me këtë logjikë polarizuese e përjashtuese Atdheu dhe kombi nuk bashkohen kurrë… Po këta, që akuzojnë të tjerët, secili nga pozitat e partisë së tij, se janë serbë, me Serbi, etj., çka janë?! Këta, për mendimin tim, janë shqiptarë të deklaruar (formalisht), por me fushatën e tyre u bëjnë shumë dëm shqiptarëve dhe kohezionit tonë kombëtar, politik, shpirtëror e shtetëror… Prandaj, thirrja ime është të mos i përçajmë e mohojmë bashkëkombësit tanë… Ata që ishin e që mund të jenë me Serbinë janë pak e do të jenë edhe më pak, nëse partitë politike kuptohen dhe përjetohen si mundësi, si vlerë e si sistem për forcimin e unitetit dhe kohezionit politik, shoqëror, kulturor e kombëtar përmes konkurrencës pozitive e afirmative e jo si arenë përplasjesh e konfliktesh për llogari të interesave të huaja për ne…
GAM – GAMET E DONKISHOTËRVE QË KANË HUMBUR LUFTËN PËRGJITHMONË ME KOMBIN SHQIPTAR Kur shoh se si çirren jugokosovarët e jugokomunistët titistë (kolaboracionistët e djeshëm të pushtuesit) kundër Tiranës – shtetit tonë, duke e kamufluar këtë fushatë antishqiptare si fushatë kundër Edi Ramës (Kryeministër i shqiptarëve), e kuptoj se kanë mbetur po ata që ishin këtu e një qind vjet më parë, në anën e gabuar të historisë! Në kohën e tyre ishin të fuqishëm, si bashkëpunëtorë të pushtuesit, ishin edhe të rrezikshëm, ishin edhe kërcënim për Lëvizjen dhe Luftën tonë Kombëtare e Çlirimtare, kurse sot më ngjajnë me donkishotër që kanë humbur përgjithmonë luftën me kombin shqiptar dhe veç gam – gameve s’u ka mbetur fuqi tjetër… E mira e tyre dhe e pasardhësve të tyre do të ishte të bënin prerjen e plotë me të kaluarën e tyre jugokomuniste, titiste e kolaboracioniste dhe t’u bashkohen aspiratave të kombit të tyre… (Te ky komunitet i komunistëve jugosllavë e kolaboracionistë nuk bëjnë pjesë të gënjyerit e gënjyer!)