Ylber HASANI: UNË BIRI YT MË I NDYRI 

Ylber Hasani: Për Veton Surroin dhe për intelektualët e kallëpit të tij, shtetbërja e Kosovës ka qenë e ka mbetë një produkt aksidental

Në emisionin „Pikë“ të Veton Surroit të emetuar me 5-së korrik të këtij viti 2025, emision ky ku ishte ftuar si panelist regjisori Fadil Hysaj, më ra ta dëgjoj Veton Surroin duke thënë se – Kosova paska qenë produkt i projektit mendor dhe shtet aksidental!

Edhe pse Surroi nuk e tha se projekt mendor i kujt ka qenë Kosova, megjithatë, duke u nisur nga narrativat që ka përdorur dhe përdorë ai, për mua dilte e vetkuptueshme se sipas tij, Kosova ka qenë e ka mbet një produkt i projektit mendor të intelektualëve me famë të Kosovës, përfshi këtu edhe sekuencat e famshme mendore të vetë Surroit dhe të intelektualëve të kallëpit të të tij – si Fadil Hysa, Agim Sopi dhe Enver Rrobelli, të cilët marr së bashku derisa të gjithë të tjerët kanë bërë gjumë si qengja dhe kanë ngrënë bar, ata kanë kaluar pafundësisht netë pa gjumë, derisa më në fund i kanë dhënë „fetfa“, projektit të tyre mendor për Kosovën.

Shtrohet pyetja: Me çfarë projekte janë marr ato qindra organizata e grupe te fshehta politike të përbëra kryesisht nga studentë, mësues e veprimtarë të tjerë, që kanë vepruar gjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, ose shtohet pyetja për çfarë projektesh dhjetëra mijëra djemë e vajza të Kosovës, janë dënuar nga regjimet serbe e jugosllave duke bërë së bashku qindra shekuj burgime të rënda, vetëm gjatë viteve të 80-ta të shekullit të 20-të?!

Të gjithë ata djemë dhe ato vajza kanë bërë qindra shekuj burgime, sepse për Kosovën nuk kanë bërë vetëm projekte mendore, por kanë bërë deri edhe projket lufte, për ta bërë Kosovën fillimisht një republikë, të cilën pastaj do t`ia bashkonin Shqipërisë.

Por, ja që këta projektues mendor dhe projektues të luftës Çlirimtare, duke mos qenë intelektualë me nam dhe duke mos qenë korifejë të mendjes, siç i duket vetja sipas të gjitha gjasave Veton Surroit dhe atyre që ai thrret në emisionin e tij Pikë, ata si të tillë nuk janë pjesë e projektit mendor dhe çlirimtar të Kosovës.

Shtrohet pyetja: A ka qenë shtebërja e Kosovës një akt aksidental? Për Veton Surroin dhe për intelektualët e kallëpit të tij po. Për ta shtetbërja e Kosovës vërtetë ka qenë një akt aksidental! Pse? Sepse Veton Surroi dhe intelektualët e kallëpit të tij, për shtebërjen e Kosovës jo vetëm nuk e kanë dhënë as edhe një pikë gjaku, por nuk e kanë dhënë as edhe një qime floku!

Dhe shtrohet pyetja: Çka nënkupton shprehja „ Kosova shtet aksidental“?! Kjo shprehje për mendimin tim nënkupton se shqiptarët vetë nuk kanë bërë asgjë për shtetbërjen e Kosovës, prandaj Kosova nuk është shtet i bërë me mundin dhe gjakun e tyre, por është një shtet që shqiptarëve të Kosovës iu ka rënë aksidentalisht në pjatë!

Më tej shprehja „shtet aksidental për Kosovën“ për mua nënkupton se, meqë shqiptarët nuk kanë bërë asgjë për shtetbërjen e Kosovës, ata si të tillë edhe nuk e meritojnë shtetin e Kosovës. Dhe meqë shqiptarët nuk e meritojnë shtetin e Kosovës, Bashkësia Ndërkombëtare e cila krahas Luftës Çlirimtare të Kosovës të viteve 1998-1999, e ka dhënë ndihmën e saj madhore për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, tani duhet të ulet e ta bëj një projetkt tjetër „mendor“ për Kosovën: Zoti mos e bëftë një projeket tjetër mendor për rikthimin e Kosovës brenda sovranitetit të Serbisë!

Po të thoja unë se – shtetbërja e Kosovës ka qenë projekt aksidental-, mbase njërëzit edhe do të thonin: mos ia zini për të madhe se është një axhami që s`merr vesh nga politika! Por ta thotë këtë Veton Surroi ky politikan me nam e famë, që sipas të gjitha gjasave vetja i duket Zeus e masus, kjo nuk është vetëm një marrëzi politike par exelans, por ndër të tjera është edhe një motivim që ai (Surroi), besoj në mënyrë të pavetëdjshme, ia bën i Serbisë, që ajo ta vazhdoj luftën e saj shumformëshe, për rikthimin e Kosovës brenda kufijve të saj!

Edhe unë që merrem me kuante, fotone, elektrone dhe thermija elementare të materies, mësova diçka nga politika, por këta intelektualët tonë me nam e me famë që vazhdimisht kanë dredhë e përdredhë fjalë, opsione e stëropsione për Kosovën, mjerisht kanë mësuar pak (për të mos thënë aspak) nga politika.

Veton Surroi dhe disa të tjerë si ai kanë menduar dhe mendojnë, se Bashkësia Ndërkombëtare i ka marr në konsi-deratë, nga se kanë qenë e janë „lulja e mendjes“, dhe nuk kuptojnë se ka qenë Lufta Çlirimtare e Kosovës e bërë nga UÇK-ja, ajo e cila ka bërë që ata Bashkësia Ndërkombëtare t`i marr në konsideratë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidair Berisha;  Pikëpamjet e ndryshme dhe përcaktimi i metodave të shërbimit inteligjent në aspektin shkencor

Fidair Berisha: Kërcënimet hibride ndaj Kosovёs

Kosova dhe Serbia si dy vende  më probleme tё pa zgjidhura, po shfrytёzohen si ambient …