Mengjesin e dt.3 janar teksa rruzulli kish 3 dite që e kish lenë mbrapa një vit, Shtëpia e Bardhë duke shkelur çdo të drejtë ndërkombëtare, në mënyrë pirateske, nëpermjet një operacioni të mirëmenduar, planifikuar dhe zbatuar, arritën të rrëmbenin nga godina e Presidencës kreun më të lartë të republikës së Venezuelës, N.Maduras dhe b/shorten e tij Flores. Argumenti i propogandës amerikane dhe deklarata e Shtëpisë së Bardhë, bënte fjalë për agjësimin e një vatre të madhe e të rrezikshme të trafikimit ndërkombëtar të lendeve narkotike dhe implikimin e Presidentit Maduras dhe familjes së tij jo vetëm në mbështetjen por dhe përfshirjen në e kësaj familje në veprimtari kriminale, me shtrirje të gjerë ndërkombëtare. Po e vërteta që ndron kështu sikurse e deklaron Tramp, apo Amerikës i janë prishur interesat ekonomiko- financiare dhe pse pikërisht Venezuela ?
Pikë së pari, ajo që vërteton katërcipërisht aktin e natyrën agresive të imperializmit në përgjithësi dhe atij amerikan në veçanti, është fakti se imperializmi ka qenë është dhe sa të mbijetojë ngelet burimi i luftrave agresive, duke u bërë rrezik për popujt. Nëse URSS Anglia Franca dhe USA gjatë luftës së ll-të botërore ,krijuan”Lidhjen aleate” kundër nazi-fashizmit dhe që ishte një aleancë e drejtë, do të vrenim se synimet e tyre ishin të ndryshme. URSS kerkonte aleatë ta mposhte sa më parë në kohë pushtuesin, Anglia kërkonte që te përfitonte nga aleanca që Hitleri të nderpriste inkursionet e bombardimit te Londrës e teksa Franca vajtonte vetveten e ndarë në dy pjesë dhe i lutej aleancës për shpëtimin e saj. Po Amerika ? Amerika e cila ne Evropë humbi vetëm 160.000 ushtare të vrarë doli nga lufta e pa dëmtuar, por me një mision të qartë që mbas lufte ajo do të kërkonte të behej lidership i botës, për rolin e veçantë që tashmë i kish caktuar historia, rol ky që asnjë president i mbas kesaj lufte, nuk ka hequr dorë .Lufta e dytë vërtetë vendet aleate i nxorri fitimtare, por Amerika doli shumë herë e fituar sepse ajo humbi shumë pak jetë njerzore shumë pak mjete e teknikë në raport me të tjerët, duke i dhënë mundësinë që të merrej me “rimëkëmbjen e Evropës” nëpërmjet planit “Marshall” që do të thotë rritjen e influancës ekonomiko- financiare ne kontinentin e vjetër.
“Doktrina Truman”më 1947 e iniciuar fill mbas kësaj lufte presupozonte që tashmë e tutje USA duke marrë një rol të ri, ajo do të konsideronte të ligjshme çdo ndërhyrje në ato vende ku e mendonte se prekej dhe cënoheshin interesat amerikane dhe “cënim të interesave amerikane” kuptoheshin në radhë të parë interesat ekonomike. Nje nder vetitë e imperializmit nuk është vetëm përqëndrimi i kapitalit por dhe i shtrirjes dhe shperndarjes së tij, por krahas kësaj imperializmi ( çdo lloj imperializmi, si ai i UE… Rusisë Kinës etj)një ndër vetitë e tjera që e shoqërojnë dhe që smund të kuptohet si “imperializëm” është dhe fakti i shtypjes dhe shfrytëzimit të vet vendeve kapitaliste, pra brenda per brenda llojit të vet duke i rrembyer me anë të forcës vendburimet e mëdha që janë dhe bazë e ekonomisë dhe këto i rrëmben ose duke vendosur qeveri kukulla, në rastrin konkret “ pro-amerikane” ose atje ku has rezistencë, organizon grushte shteti, vrasje rrëmbime e deri ne agresione të hapura. Venezuela njihet si një vend me pasuri të mëdha natyrore sikurse është nafta, ari, diamanti dhe litiumi. Keshtu psh ajo eshte nje nga vendburimet më të mëdha dhe rezervave te naftes, për të cilat ka nevojë të vihet në lëvizje transporti e gjithë ekonomia. Po a mundej vallë Amerika që të lejonte influencën kineze ne Amerikën e jugut dhe sidomos ne Venezuelë ku mbi 80% e naftës e eksprtonte në Kinë ?
Konkurrenca nderimperialiste bën që nëse Venezuala do të ndërronte partner, ose më saktë naftën ta merrte Amerika, jo vetëm se sfidohej Kina, por ajo do e vendoste në vështirësi të mëdha ekonomike sepse një masë e madhe e industrisë kineze, vihet në levizje nga nafta e Venezuelës. Pra, po vrehej se prisheshin interesat Amerikane dhe dihet se Amerika atje ku ka interesa ndërhyn me anë të forcës së armatosur. Pa lenë mënjanë nderhyrjet në Indokinë mbas lufte sikurse ishin ne Kore, vietnam, Laos, Kamboxhia..nga vitet 60 në Kongo apo mbas vietev 80 e deri me sot të Lindjen e Mesme, ajo- pra Amerika ka nderhyrë në mënyrë agresive dhe këtë agresivitet e ka shoqëruar më parë me një propogandë të shfrenuar, me qëllim që të bindë opinionin ndekombëtar per të”mirtuar dhe ligjeruar” agresionet dhe puçet. Keshtu bënë në Kili ku vranë presidentin Alende dhe vunë fashistin Pinocet në vitin 1973, po kështu vepruan dhe me P.Lumubën në Kongo, me Kedafin në Libi, Sadamin në Irak.. (nga ku u diskretituan me epruvetën e helmët që sek. Shtetit ose kohe K.Pawell e tregoi ne OKB dhe që më vonë po ky Pawell do të jepte dorëheqjen sepse nuk u vertetua asnje instalim i prodhimeve te lendeve helmuese në Irak sikurse pretendonte Amerika e cila u bë qesharake dhe e pabesueshme) me Kadafin në Libi etj…etj. Në përgatitjen dhe përpunimin e opinionit të brendshëm e të jashtëm, Trampi që njihet për agresivitetin e tij ( dhe i pat dhënë provat teksa kerkonte te merrte me dhunë shtëpinë e bardhe 4-5 vite më parë) e kish akuzuar Venezuelën për qëndrime,jo vetëm indiferente por dhe bashkëpuntore organizuese e drejtuese e rrjetit nderkombëtar te narkotikëve, madje per ta bërë edhe me të bindur kish shënjestruar dhe goditur duke asgjesuar mbi 25 anije sebashku me ekipazhet e tyre, sepse gjoja sipas Shtepise se Bardhe e kishin shtrirë këtë rrjet ne gjithë Amerikën.
Le ta supozojmë se kjo që deklaron Trampi eshte e vertete, po ku e gjen ai te drejtën të ndrërhyjë dhunshëm n. nje shtet sovran ? Mos vallë parulla “ Amerika për amerikanët” nënkupton se dhe e gjithë Amerika e jugut i perket Amerikës ? Si është e mundur që fill mbas rrëmbimit te presidentit Moduro u nisën drejt brigjeve te Venezuelës anijet naftëmbajtese amerikane ? Si mund të kuptohet thënia e Trampit se..” ne do të qëndrojmë në këtë vend deri sa te stabilizohet situata”.Mos vallë me “stabilizim situate” nenkuptohet deri sa ne amerikanet te bindemi se nafta e Venezuelës është e Amerikës? OKB-ja aktualisht flet në përgjithësi per “mosndërhyrje” e për te mbrojtur te “drejtën e popujve” , Anglia kerkonte shpjegime sepse ish e paqartë( dmth nuk ja mbante që të dënonte sterniprit e tyre qe 400-500 vejtë më parë i pat nisur si kolonizatore per ta pushtuar kontinentin e panjohur) .Evropa e Bashkuar thotë se është e indinjuar teksa Rusia që është dhe ajo po aq imperialiste sikurse dhe Kina e kanë dënuar agresionin amerikan, por jo nga qëllime se u dhimbset populli i Venezuelës, por sepse Amerika po prish marrveshjet e heshtura për dominimin e rruzulit…shkurt vrejmë një zemërim kumarxhinjsh. Veçse një gjë është tashmë e sigurt. Prezenca Amerikane dhe sulmi mbi Venezuelë eshte një sinjal alarmi për gjithë Amerikën e jugut, por ky sinjal i ka perhapur valet deri te superfuqitë e tjera të cilat dhe këto nuk mund të rrijnë e të shikojnë ekspasionin Amerikan. Veprimi i Amerikës i hap oreksin nga ana tjeter dhe ketyre superfuqive. Po nëse Kina do sulminte Tayvanin që është me kinezë..si do vepronte Amerika ?! Ngelet e gdhendur lapidar thirrja e militantit Çek Julius Fuçik..” Popuj ju dua shumë…por jini vigjelent” Mos vallë keto janë tingujt e nje trompete që jep alarmin per rrezikin e një lufte të tretë botërore ?
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
