Organizata Sindikale, SBASHK-u, pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe kërcënimit të ministrit, Hekuran Murati për ndëshkim në paga në rast të grevës, ka bërë me dije se sot më 1 shtator të gjitha shkollat përfshirë edhe çerdhet në Kosovë do të fillojë greva që nuk do të jetë vetëm më 1 shtator por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ashtu siç sot kemi lajmëruar në konferencën për shtyp, greva vazhdon edhe në ditën e nesërme edhe në ditët ne vijim derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme, pra, deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka deklaruar, sindikalisti Ymer Ymeri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
