Ymeri: Protestat nuk duhet të mbahen te KEDS, por te ZRrE e Qeveria

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me protestat kundër KEDS/KESCO, duke vlerësuar se ato po e devijojnë vëmendjen nga përgjegjësi kryesor për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Ymerit, KEDS/KESCO nuk ka kompetencë ligjore për të vendosur rritjen e çmimit të rrymës, pasi ky vendim merret nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe nga qeveria në pushtet. Ajo thekson se përgjegjësia kryesore bie mbi Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe institucionet që ai i kontrollon.

Ymeri shton se, ndonëse ka arsye të tjera për kritika ndaj KEDS-it, si investimet e pamjaftueshme apo problemet me tensionin, shtrenjtimi i energjisë është rezultat i vendimeve institucionale në favor të tregtarëve të energjisë, e jo i operatorit shpërndarës. Sipas saj, adresa e përgjegjësisë është Zyra e Kryeministrit.

Që nga 2021 me instalim të aparatatit të tregtarëve me licenca e ambasadë, ne jemi shtyrë të punojmë si ora për tregtarë të energjisë elektrike, deri në 1 Milionë Euro në ditë.
Pa dhimbje, pa na vënë veshin që sa vjet tanimë duke na hapur propagandë se kinse KEDS/KESCO po operon në vete edhe është shkaktar i vetëm i rritjes së çmimit të rrymës kur në fakt vendimin e ka dhënë ZRRE, ka shkruar Ymeri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania flet për të ardhmen e Kosovës në NATO, por realiteti mbetet i bllokuar nga mosnjohjet dhe hezitimi i aleatëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur nga Brukseli …