Yuri Kim:

Yuri Kim: Pas urdhrit ekzekutiv të kryetarit Biden, qeveria mori hapa kundër të korruptuarve dhe atyre që minojnë demokracinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim informoi pasditen e sotme se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat, ndërsa bëri të ditur se në prag të Ditës Antikorrupsion dhe Samitit për Demokraci, Departamenti i Thesarit ka lëshuar disa përcaktime të reja. Yuri Kim shprehet se pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Biden, qeveria e SHBA-së do të intensifikojë hapat për cilësimin përgjegjës të atyre që janë të angazhuar në korrupsion apo që minojnë demokracinë. “Vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërmarrë, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shprehet më tej ambasadorja Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën kanë vendosur sanksione ndaj një grupi kriminal në Veriun e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …