leoni

Tahir Sinani

Sadik Halitjaha: Kërkesë për vendosjën e shtatorës për Heroin, Tahir Sinani!

Kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj!

Pos urimit nga zemra, të pozites së Kryetarit!

Tahir Mal Sinani i lindur me 25-05-1964- i rënë me 29-07-2001!

Lindi në fshatin Gri të Tropojës së vjeter, tani Bajram Curr!

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendëlindje, vazhdoj Akademinë  ushtarake në Zallher në veri të Tiranes!  Në njësinë Komando ku dhe mori titullin- Instruktor i Trajnimeve-!

Që nga fillimi i luftës në Kosovë!

Tahir Sinani stërnip i Mic Sokolit nga e ama, me gjenin luftarak që kishte, nuk mundi të qëndroj indiferent, nga  gjakderdhja e vëllezërve Shqiptarë në Kosovë që shkaktohej nga  gjakëpirsit pushtues Jugosllavë!

Tahiri lidhet me qendrat e stërvitjes dhe të përgatitjeve të luftëtarve për luftën në Kosovë! Në kontaktet me organizatoret dhe mobilizuesit e luftës si: Xheladin Gashin (komandant Plaku) si dhe me vet komandantin e përgjithshem të UÇK-së, Azem Syla!

Tahiri në marrveshje me komanden hynë në Kosovë bashkë me një grup luftëtaresh duke ju prirë Ruzhdi Kryeziu!

Në  nëntor 1998  e kam takuar në fushë të luftës në Pagarushë, në Shtepin e Ruzhdi Kryeziut po sa kishte ardhur!

Pasi që unë isha i ftuar në Shtabin e Pergjithshem si i plagosur qe isha, me më  angazhuar në  G1 në administratë të Shtabit!

Shkuam bashkë me Tahirin!

Tahirin komanda e caktoi Komandant të Kompanisë speciale -Arbri-!

Tahiri u tregua shumë i suksesëshem në ushtrimin dhe përgaditjen luftarake të luftëtarve!

Me 8 janar të vitit 1999 organizohet një pritë në vendin e quajtur Biraq të Suharekës nga   komandanti i Batalionit  Zenel Zekolli e Qamil Kroni me një skuadër!

Këtu merr pjesë me insistimin e tij Tahir Sinani!

Prita ishte shumë e suksesëshme duke lënë të vrarë një oficer, e tre armiq disa tjerë të plagosur! Duke ja shkatërruar mjetin e transportit të tyre dhe një maune ushtarake!

Nga ana jonë nuk patëm humbje as të plagosur!

Tahir Sinani me 17-3- 1999, me vendim të Shtabit të Përgjithshem u vendos Komandant i ZOP deri në fund të luftës!

Mori pjesë në shumë beteja, vlenë të përmendet, Heroizmi i tij në Qafë të Pagarushës si dhe beteja  te maja e Gradinës mbi Berishë në mbrojtje të SH.P. dhe strukturave Komanduese si dhe Radio Kosova e Lirë e Agjencia Kosova Press!

Vlenë  të theksohet se Heroi Tahir Sinani kurrë nuk u shkëput nga fusha luftarake deri në përfundim të luftës në Kosovë!

Tahiri vazhdoi luftën edhe në      Luginën e Preshevës si dhe në Iliridë në Maqedoni!

 Si Atdhetar i madh që ishte dhe ithtar i bashkimit kombtar!

Ky nuk u ndal pa i çliruar të gjitha viset Shqiptare!

Në luftën e Ilirides u caktua komandant brigade!

Si luftëtar e komandant i pa epur që ishte, ra në luftë duke e përgaditur një operacion lufte!

 Ra bashkë me tre luftetarë heroikisht  me 29-07-2001!

I varrosur me nderime në varreza të Dëshmorve në Landovicë i Shpallur -Hero-!

 Tahir Sinani ishte i nivelit më të lartë ushtarak dhe luftarak i rënë në  luftën e UÇK-së.

 Ishte komandant Zone!

Luftimi, organizimi, komandimi, rënia Heroike e bënë  personalitet të vlerave të përmasave kulmore!

Prandaj në respekt dhe  njohje të meritave kerkoj;

Pos emertimit të rrugëve dhe institucioneve me emrin e Heroit Tahir Sinani!

Në emer të  komandës dhe të luftetarve të ZOP  kërkojmë të i ngritet një Përmendore-shtatore e derdhur në bronz!

 Madheshtore ashtu siq ishte madhështorë dhe heroizmi i Tahir Man Sinanit!

Shpreosojmë të ngritet në vendin të -tre këndshi -para Gjykates afër Prokurorisë  aktuale,në kthesë për të hyrë në Prizren në hyrje të lagjes Tabahane, të kthyer me pamje nga qyteti!

Eshtë veprim i vonuar por i domosdoshëm!

Kerkojmë pikrisht tani kur u inagurua Kryetar i Prizrenit Shaqir Totaj !

Pasi që  jemi të bindur se Kryetari dhe ansambleistet, dinë të respektojnë vlerat kombëtare historike të luftës çlirimtare!

Të bindur në realizimin e kësaj kërkese, Komanda dhe luftetaret e ZOP!

Me  pa durim presim që Tahir Sinanin e pa vdekshm ta perjetsojmë në shatore madhështore!

Në emër të ZOP

  1. Kom. Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …