leoni

Zoran Zaev: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova” me qëllim që të arrihet e vërteta

Kryeministri maqedonas: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova” me qëllim që të arrihet e vërteta

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Në një konferencë për media që pati bashkë me kryeministrin e vendit tonë Ramush Haradinaj, Zaev tha se janë dakorduar që  të këtë hetim ndërkombëtar me qëllim që qytetarët ta dinë të vërtetën. Zaev tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet si pengesë në marrëdhëniet tona. “Do të ketë njëfarë hetimi ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta”, tha Zaev. Ai tha se Kosova mund të llogaris në mbështetjen nga Maqedonia në të gjitha proceset. Edhe Zaev edhe Haradinaj kanë deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira drejt perspektivës euroatlantike. Haradinaj është ftuar nga homologu i tij maqedonas për një vizitë në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …