Zafir Berisha

Zafir Berisha: Albin Kurti po sillet me Kosovën sikur të ishte një çiflig i tij

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate, në Prizren, Zafir Berisha, duke shkruar për situatën e fundit në vend, në lidhje me ngritjen e çmimeve të artikujve ushqimor dhe energjisë elektrike, ka theksuar se Albin Kurti po sillet me Kosovën si çifligar. “Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre”, ka shkruar Berisha. Kriza social-ekonomike (ngritja e çmimeve të artikujve ushqimor dhe energjisë elektrike) që ka përfshi vendin dhe që po rezulton me një krizë të thellë morale në shoqëri, po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenën e familjeve tona si bërthamë e shtetit. Papunësia, gjendja e rëndë në arsim e shëndetësi, mungesa e vizionit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe dominanca e nepotizmit dhe krimit të organizuar në institucione, janë disa nga shkaktarët që e rendojnë jetën normale në Kosovë, ka shkruar mes tjerash Zafir Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …