Ish zëvendës ministri, Zafir Berisha e ka komentuar arrestimin e një serbi për shkak të gjuhës së tij urrejtëse ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar se ministri në detyrë, Xhelal Sveçla qenka krekos si gjeli mbi pleh për ndalimin e një serbi i cili në një fjalim në Rahovec, paska përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! “Xhelal dezertori nuk e di a e ka dëgjuar, për UÇK-së me keq se Popoviqi kanë folë shumë kolegët të tij, si znj Donika Schwarz, Hekuran Murati, Shkelzen Gashi, Nazlie Bala, por asnjëri nga këta nuk u ndalu, përkundrazu ju dha pozita në qeveri. 24 orë pa ndërpre, për më shumë se 20 vjetë platforma të ndyshme, si dhe rrjete sociale të ndryshme në fb “me Albinin kryeminstër” etj, që financohen nga Serbia, kanë vjellën vrerë kundër UÇK-së dhe eksponentëve te saj, ndërsa Xhelal dezertorit nuk i kanë pengu, përkundrazi, atë propagand e kanë shfrytëzu për llogari të politikës ditore” ka shkruar, Zafir Berisha.
