Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë me dije çështja e demarkimit të kufirit me Kosovën është mbyllur. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se do të angazhohet të korrigjohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri malazez ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për ta hapur këtë çështje. “Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse prekni kufijtë, potencialisht kjo është një konflikt. Dy grupe ekspertësh konstatuan atë gjendje, në kufirin Kosovë-Mali i zi] dhe kjo është verifikuar ndërkombëtarisht. Nuk shoh arsye pse duhet ta ngremë sërish atë çështje”, ka deklaruar Krivokapiq, në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
