Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kurti e Vuçiq kanë marrë ftesë për një takim në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq  kanë marrë ftesë për një takim  që së shpejti pritet të mbahet, në Bruksel. Ata janë ftuar për takim në kuadër të procesit të dialogut, edhe pse zëdhënësi  Stano nuk ka treguar  se kur mund të ndodhë një takim i tillë. Duke rikujtuar cilësimet e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, rreth urgjencës së çështjes së targave në veri të Kosovës, Stano u shpreh se shpresohet se ky takim të zhvillohet para dhe jo pas datës 21 nëntor, pasi  fillon zbatimi i fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e qytetarëve serbë, të cilët në automjetet e tyre vazhdojnë të kenë targat ilegale KM, në vend të atyre legale RKS.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka përgënjeshtruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka konstatuar se Kosova nuk mund të quhet storie suksesi …