Besnik Tahiri

Qeveria Kurti po grabit të hyrat vetanake të komunave të Kosovës, deklaroi Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka deklaruar  se qeveria e Albin Kurti po grabit të hyrat vetanake të komunave të Kosovës. Me Ligji për buxhetin e Kosovës, për vitin 2023, qeveria është duke cenuar autonominë financiare të komunave. Ky veprim i qeverisë dëmton dhe pamundëson, jo vetëm financimin e qëndrueshëm, por në veçanti financimin e shërbimeve sociale në komuna. Ligji për buxhetin e Kosovës, për vitin 2023,  ka cenuar autonominë financiare të komunave, ku theksohet se të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit 2022 dhe të pa shpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar. Kuvendi komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm, ka thënë mes tjerash, Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …