leoni

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın kërkon që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel për Peter Handke

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın kërkon që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel për Peter Handke

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e Sebrenicës dhe i cili mbron kriminelët serbë të luftës. Në një postim nga llogaria e tij në Twiter, Kalın ka rikujtuar se të hënën do t‘i jepet çmimi Nobel për Letërsi, Peter Handke i cili mbështet ish-liderin serb, Slobodan Millosheviq dhe që mohon gjenocidin e Bosnjës. “Duhet të bëhet kthesë nga ky vendim jo logjik dhe i turpshëm. Si mund t‘i jepet çmimi NobelPrize një personi që nuk ka ndërgjegje? Për të inkurajuar gjenocide të tjera?, ka thënë ai, transmeton Anadolu Agency. Kujtojmë se dje ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli ka konfirmuar se Kosova do ta bojkotojë këtë ngjarje. Gjithashtu një protestë e madhe është paralajmëruar kundër Akademisë Suedeze në Stokholm gjatë ndarjes së Çmimit Nobel.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …