Ministri Zemaj apelon qytetarët që ta shtojnë kujdesin dhe të shkojmë duke ulur infektimin me virusin korona

Zemaj: Masat e ndërmarra nga qeveria dhe zbatimi i tyre nga qytetarët po japin efekte pozitive

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka shkruar se masat e ndërmarra nga qeveria ndaj pandemisë dhe zbatimi i tyre nga qytetarët po japin efekte pozitive. Ai ka shkruar se ky sukses është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartur maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …