Komshiç: Kosova është shtet i pavarur dhe ky fakt duhet të pranohet

Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zheljko Komshiç ka dekaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe ky fakt duhet të pranohet. Ai i ka deklaruar “Dojçe Welles” se nëse do të jesh realist dhe pragmatik: Kosova është një shtet i pavarur. Kjo është gjendja dhe Beogradi duhet të pranojë realitetin me Kosovën e atëherë gjërat bëhen më të thjeshta. Gjatë intervistës ai ka theksuar se as protestat e ditëve të fundit në Beograd nuk kanë të bëjnë në të vërtetë me masat ndaj pandemisë por kanë motive tjera të ndërlidhura me Kosovën. “Këtu po përdoret pandemia e Coronës për një lloj rebelimi. U duk shpejt, që kjo nuk kishte të bënte me pandeminë. Gjithçka të thotë, se këtu ka një strukturë politike të organizuar, që i fsheh qëllimet politike pas fasadës së Coronës. Qëllimi është që të bëhet e pamundur një ujdi mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është në interes të së djathtës ekstreme dhe fashistëve në Serbi si edhe mbështetësve të tyre në Evropën Lindore”, ka thënë në mes tjerash anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zheljko Komshiç.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …