Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Kosova Lindore. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se këto kuadro pastaj do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai ka theksuar se mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Kosovën Lindore nuk do të mungojë asnjëherë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
