Zenel Zekolli: Ndërroi jetë rapsodi i njohur, Bajram Gashi - Baja

Zenel Zekolli: Ndërroi jetë rapsodi i njohur, Bajram Gashi – Baja

Këngëtari Zenel Zekolli, ka njoftuar opinionin publik se ka ndërruar jetë rapsodi Bajram Gashi- Baja. Me këtë rast ai ka shkruar: Miq shokë e dashamirë ju njoftojmë se sot me datë 18 Tetor ndërroj jetë Bajram Gashi – Baja. Rapsodi jonë i dashur – shahiri i kombit tonë do të mbetesh përherë në zemrat tona, do të mbetesh vlerë e folklorit tonë burimor. Veprat, dhe Bujaria jote do të mbesin në kujtesën tonë për jetë e mot.  Prehu në paqe Bajram Baja. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe dhe aq shumë i këndove!

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …