Zeqir Uka: Bjeshka e Zhlepit, Zhlepi është bjeshka e jonë, të paktën 8 gjenerata para nesh

Zeqir Uka: Bjeshka e Zhlepit, Zhlepi është bjeshka e jonë, të paktën 8 gjenerata para nesh

Bjeshka e Zhlepit kufizohet me kater fshatra te Rozhajes, Bollotiq, Pllucaj, Dacaj, Husaj. Kufizohet me bjeshkën e Ishtedimit, prej shkalles se Rajkut( Rajku eshte shqiptar nga fshati Dobuvik) përpjet kurrizit te gropat e Jahirit, përpjet ne Maje te Rosulise, teposhte te ura e Zhlepit, perpjet Hamshorit deri ne Bjeshke te Sejnoves dhe del ne Bollotiq. Bjeshken e Zhlepit e perbejne tri stanishta, tash te banuara me shqiptar ( komuna Peje dhe Deqan). E keto stanishta jane: Stanishta e Lebushes, e Llukes edhe e Strellcit. Keto tri stanishta jane te banuara nga disa fshatra shqiptare, gjithsej 10 fshatra. Fshatrat e stanishtes se Lebushes jane: fshati Lebushe, Strellc, Poqeste, Kliqine, Raushiq, Doberdol, Rashiq, Prapaqan. Fshatrat e stanishtes se Llukes jane: vetem Lluka.

Fshatrat e stanishtes se Strellcit jane: fshati Strellc dhe Loxhe. Keto 10 fshatrat kane perafersisht 15.000 banor. Ne Zhlep cdo vend ka emer shqip,pra, kulla Shqiptare, varret Shqiptare-mbi 30 varre. Emrat shqip te vendeve te bjeshkes jane: Kulla , Hani i Kulles, bunari i Kulles, shpati i Kulles, mali i Kulles, podi i Kulles, lugu i Kulles, qafat, shpati i Bicaj, kerrshi i Tafilit, kershi i Kamerit, kroni i Rame Hysenit, podi i Gjollave, Lendina e boronices, Lugu i Maxhupit, Lugu i Arushes, Livadhet e boronicave, Stanishta e Kuqit, Stanishta e Pejaneve, podet e Alise, podet e mshefta, Maja e Zeze, Stanishta e Kosuriqit, Varri i Shehidit, Lugu i Lopeve, Lugu i Shtjerrave, te Bunari, Zhegina e Cenes, Shpella e Kosuriqit, Zhegina e Gjate, Shpati i Rosulise, Livadhi i Males, Podi i Zallit, Shpella e Livadhit te Males, Podi i Eger, Rosulia, Roga e Gjate, Oterget etj. Sa i perkete te dhenave administrative dhe kadastrale deri pas Luftes se Dyte Boterore bjeshka eshte e menaxhuar krejtesisht nga keto fshatra.

Bjeshka ka qene e jona me tapi, ku kane pasur te drejte pjesmarrje 43 familje. Bjeshka e ka kanunin e vet ku pervec ketyre familjeve nuk eshte dal askush tjeter. Edhe kullosat jane shfrytzu krejtsisht vetem nga keta 43 hisenik. Bile edhe mali eshte shit po nga keta 43 hisenik, thuhet se heren e fundit mali i eshte shit Treskes, Shkup, para Luftes se Dyte Boterore. Pas Lufte se Dyte Boterore sistemi jugosllav e miraton nje ligj ku cdo familje qe ka mbi 20hektar toke ti merret toka, pra familjet e Zhlepit meqenese kishin shume hektare ju murr toka nga sistemi jugosllav por vetem kishin te drejte kullote dhe prerje te drureve, ku duhej te paguajne takse si per dru dhe koke bagetie, pra nje shtet, nje takse. Sa i perket taksave per bageti, ne banoret e fshatit Doberdol, ne fshat posdojme prone komunale diku 600 hektar , kemi paguar per kullota ne Peje dhe eshte pranuar nga komuna e Rozhajes. -Stanishta e Stellcit dhe Llukes kane paguar gjithmone ne Peje, dhe kane pasur te drejte me e shfrytzu tere bjeshken e Zhlepit.

Sa i perket te dhenave kadastrale, kryetari i komunes se Rozhajes, malazez, kryetari i komunes se Pejes, shka, banoret e Zhlepit shqiptar, kush i ka pyt shqiptaret atehere?! Askush. Sa i perket shfrytezimit, atehere, K.K.P.J V.Osmani , qysh po bojka me qene Bjeshka e Malit te Zi e me u shfrytzu prej shqiptareve te shtetit tjeter? Qysh po bojka nje shtet tjeter me ndertu Kulle ne nje shtet tjeter e me u perdor nga shqiptaret? K.K.P.J V.osmani, atehere qysh po bojka me vdek njerzit ne nje shtet tjeter e me i varros ne nje shtet tjeter? Atehere, qysh po bojka me u shfrytzu nje bjeshke tjeter prej banoreve te shtetit tjeter, te gjithe shqiptar. Pra, kryetare, sa i perket Zhlepit vec gjeje nje banor te 4 fshatrave te Rozhajes te cilet thone qe e kane shfrytzu Bjeshken e Zhlepit?! S’ka asnje. Bile te gjitha keto 4 fshatra te komunes se Rozhajes kane qene shqiptar, bile Husaj edhe sot e kesaj dite te gjithe jane shqiptar, edhe shumica e Dacaj jane shqiptar, Pllucaj e Bollotiqi veq jane asimilu. Pra, kryetare, sa i perket menaxhimit te Bjeshkes Zhlep, shumari i Rozhajes ka ruajtur te Podi i Gjollave, nja 300-400 metra larg kulle, shumari i Pejes ka ruajtur te Kulla. Rruga eshte ndertuar deri te Kulla, eshte mirmbajur deri te Kulla nga komuna e Pejes.

Mali eshte ruajtur nga komuna e Pejes, jane mbjellur mbi 600 hektar me bredh. Pra, kryetare, tash sa i perket vijes kufitare te vitit 1974 une jam deshmitar se kur eshte bere kjo vije prej Kerrshit te Bollotiqit, Kroni i Rame Hysenit, Breja e Bardhoshit, Kulle, Shpati i Kulles, te Varri i Shehidit, Zhegina e Cenes, Podi i Eger, deri ne qafe te Ishtedimit perpjet deri ne Gropa te Jahirit. Pra, pleqet e bjeshkes se Zhlepit thojshin se me kete vije kufitare dy hise te bjeshkes na i morren. Tash, kryetare, per ata qe pyesin se ku eshte kulla e Zhlepit, ku jane ato vendbanime te shqiptareve, ku jane ato varre te shqiptareve, ju themi se boll mire ka thene ish-kryetari i gjykates kushtetuese, Enver Hasani, me shku me u taku me ata banor te asaj zone, me i pyt per bjeshke. Pra, kryetare, tash per disa njerez te politikes sic jane: Sadri Ferati, Ramush Tahiri, dhe disa te ashtuquajtur analista si dhe nje nipash i Radacit, ju themi se ka Bjeshke te Zhlepit, ka Kulle, ka varre te shqiptareve, ka vendbanime te shqiptareve, pra pa pjesmarrjen e banoreve te 10 fshatrave banor te Zhlepit te cilet vijne nga komuna e Pejes dhe Deqanit, s’ka kufi te ri. Zhlepi nuk ben me u nda.

 Zeqir Uka, Doberdol. Nr. I telefonit: 044856159

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …