Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se mohimi i krimeve të luftës është krim i dyfishtë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili sot propozoi një ligj për dënimin e mohimit të krimeve të luftës në Kosovë, ka thënë se një mohim i krimeve të tilla është krim i dyfishtë. Ai ka thënë se qëllimi kryesor i një ligji të tillë është të ndalë përgjithmonë diskursin e tillë politik e t’i shërbejë pajtimit. “Qëllimi kryesor është të ndalet një diskurs publik e kjo temë të rregullohet njëherë e përgjithmonë. Viteve të fundit kemi pas një gjuhë politike nga serbët që të gjitha krimet e para 20 vjetëve i mohojnë, i falsifikojnë. Ne më 1999 kemi pritur për 10 vjet apo 20 situatë pajtimi e që dikush të mohojë dhunën e planifikuar shtetërore është hiq më pak se krim i dyfishtë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se për një gjë të tillë Kosova mund të shohë praktikat perëndimore. Sipas tij, dikush që mohon krimet e tilla nuk dihet a jeton më 2019 apo në vitin 1999. Hoxhaj ka thënë se një ligj i tillë do të shtonte vetëdijen te të gjithë që mund të ndiqen penalisht nëse bëjnë deklarata të tilla, duke e ndërlidhur këtë me shkarkimin e ministrit Ivan Todosijeviq që ditë më parë kishte mohuar masakrën e Reçakut. “Prandaj mendoj që me ligj do të duhej të rregullohej. Gjithkush të dijë se mund të ndiqet penalisht nëse bën deklaratë të tillë. Reçaku ishte ngjarje e rëndë për ne e për Evropën. Shumë diplomatë, gazetarë, politikanë që punonin në atë kohë, edhe më tutje kthehen pas asaj tragjedije. Përtej vettiungut apo vendimeve që të shkarkohen ky apo ai, le të rregullohet me ligj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …