Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Fatmir Limaj: Në vend ka lloj-lloj politikanësh të politikave ditore të cilët synojnë t’ia humbasin orientimin Kosovës

Kryetari i Nismës, Fatmi Limaj në shënim të 5-vjetorit të degës së kësaj partie në Prizren, deklaroi se Kosova po kalon në momente kritike dhe më shumë se kurrë shfaqet nevoja që politikanët të jenë të kujdesshëm me fjalët dhe vendi të mos e humbë orientimin e saj qenësor në temat e ditës. Ai ka thënë se në vend ka lloj-lloj politikanësh që janë mjeshtër të politikave ditore të cilët synojnë t’ia humbasin orientimin Kosovës dhe t’ia ngadalësojnë rrugëtimin vendit në proceset e saj. Limaj ka shtuar se qëndrimet e Nismës nuk janë piskamë dhe zhurmë dhe se subjekti i tij nuk bën politika ditore, por ndërton politika strategjike dhe dëshmi është përvjetori i pestë i kësaj partie. Kreu i Nismës duke folur për subjektin e tij tha se janë flamurtar të korrektësisë politike dhe se shpeshherë herë janë shndërruar në ura bashkëpunimi në çështjet e rëndësishme për vendin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …