Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përshëndet suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin

Zëvendëskryeministri, Hoxhaj përshëndet suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar lajm të mirë atë që ka ndodhur fundjavën që lamë pas, në zgjedhjet lokale në Ulqin. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, Hoxhaj ka përshëndetur suksesin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale në Ulqin.

“Dua t’i përgëzoj partitë shqiptare për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës. Mandatet e fituara për qeverisjen e Komunës së Ulqinit i shndërrojnë partitë shqiptare atje në faktor zhvillimi, mirëqenieje dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët e Ulqinit. Urime!”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …