Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani viziton sot Kosovën

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani viziton sot Kosovën

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë vizitë njëditore pune në Kosovë, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Kosovës. Fillimisht Osmani do të mbajë takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli. Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për media.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …