leoni

Zëvendësministri Abdyl Ymeri priti drejtuesit e OVL të UÇK-së

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, priti në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Migjen Shala. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë të Organizatës së Veteranëve të Luftës me institucionet e Republikës së Kosovës. Zëvendësministri Ymeri tha se bashkëpunimi me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh kontributin e tyre në çlirimin e vendit. “Ne do t’u gjendemi gjithmonë pranë organizatave të dala nga lufta, dhe brenda mundësive buxhetore do t’u ndihmojmë edhe në të ardhmen”, tha ai. Ndërkaq kryetari Gucati u shpreh i kënaqur më bashkëpunimin korrekt dhe trajtimin institucional ndaj organizatave të dala nga lufta. “Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e ndërsjellë mes OVL-së dhe MPMS-së. Ne sot morëm zotime nga zëvendësministri Ymeri se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha kryetari Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj përcjell nga afër fillimin e punimeve në Kodrali në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, pas …