Talat Xhaferi ka paraqitur para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, gjatë 100 ditëve

Zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur edhe Këshilli Koordinues i Diasporës

Zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur edhe Këshilli Koordinues i Diasporës. Ky këshill thotë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit. Zgjedhja historike e Talat Xhaferi në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i stabilitetit, se dinë e munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike ndëretnike si dhe evidenton kontributin e jashtëzakonshëm në integrimin e Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane”, thuhet ndër të tjera, në përshëndetjen e  Këshillit Koordinues të Diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 mars 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë

25 vjet më parë, më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni …