Zgjedhjet e sotme do të mbikëqyren nga 10 mijë e 510 vëzhgues. Drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Yll Buleshkaj ka njoftuar se në mesin e këtyre vëzhguesve ka vendorë dhe të huaj. “ I kemi 10 mijë e 510 vëzhgues që do të vëzhgojnë raundin e dytë nga të cilët, 577 janë nga mediat, 30 nga mediat e huaja, 9 mijë e 287 vëzhgues nga subjektet politike, 50 nga misionet diplomatike, 319 nga organizatat joqeveritare vendore, 178 nga organizatat e huaja dhe 69 nga Institucioni i Avokati i Popullit”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Yll Buleshkaj.
Kontrolloni gjithashtu
Haki Shatri: Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati po paraqet vetëm shifrat që i pëlqejnë
Eksperti i ekonomisë, Haki Shatri ka drejtuar kritika ndaj ministrit në detyë të financave, Hekuran …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
