ZRRE-ja

ZRrE ankohet ndaj pezullimit të liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ushtruar ankesë në Gjykatën Komerciale të Shkallës së Dytë, duke kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë që pezulloi përkohësisht vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Gazeta Nacionale ka mësuar se ankesën e ZRrE-së tashmë po e shqyrton Apeli i Komerciales, dhe pritet që brenda pak ditësh të merret vendimi përfundimtar lidhur me vlefshmërinë ose jo të masës pezulluese. Aktgjykimi i Shkallës së Parë, i cili u zbatua menjëherë, e ndali përkohësisht procesin e liberalizimit të tregut për të gjitha bizneset. Në rast se Apeli rrëzon këtë vendim, kompanitë kosovare do të detyrohen urgjentisht të kalojnë në tregun e lirë të energjisë – një hap që konsiderohet tejet i rëndë për to, për shkak të çmimeve të larta dhe mungesës së infrastrukturës mbrojtëse. ZRrE-ja deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale, ndonëse interesimi i mediave ka qenë i lartë. Masa pezulluese e vendosur nga Gjykata nuk ka për qëllim të ndalë përfundimisht liberalizimin e tregut, por të sigurojë një tranzicion të drejtë dhe proporcional, duke mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe duke shmangur rrezikun e falimentimit për disa prej bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: OVL-UÇK thirrje për mobilizim në protestën kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm qytetar …