Zvogëlohen gjasat për kualifikim

Zvogëlohen gjasat për kualifikim

Pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë, të gjithë mbështetësit kuqezi janë në ankth nga ndeshjet e mbetura, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht fatin e skuadrës sonë në Kampionat. Lojtarët tanë të udhëhequr nga përzgjedhësi, Gianni De Biasi, po vazhdojnë të stërviten me shpresën që Shqipëria do të jetë njëra nga katër ekipet fatlume të pozicionuara në vendet e treta nëpër grupe. Fitorja e djeshme e Turqisë ndaj Çekisë i ka vështirësuar së tepërmi shanset e ekipit tonë kombëtar për t’u kualifikuar. Sidoqoftë vetëm ky skenar mund të jetë shpresëdhënës për Kombëtaren tonë. Nga ndeshjet e mbetura, Italia duhet të mos pësojë humbje nga Irlanda dhe as Belgjika nga Suedia, ndërkaq Hungaria duhet të mposhtë Portugalinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …