Adem Demaçi

Zymer Neziri: Bac, Adem, ti ishe vetë Atdheu!

Bac, ti ishe një  jetë për Atdhe, më e gjatë se një jetë,

se ti ishe vetë Atdheu.

Bac, ti ishe një jetë për liri, i gatshëm për flijim,

se ti ishe vetë liria.

Bac, ti ishe një jetë për bashkim, ëndërr e moçme 100 vjet,

se ti ishe vetë bashkimi.

Bac, ti ishe një jetë për ideal, me e gjatë se vetë amshimi,

se ti ishe vetë ideali.

Bac, ti ishe një jetë me sakrifica, më e rralla e burgjeve politike,

se ti ishe vetë sakrifica.

Bac, ti ishe një jetë qëndrese me vuajtje, më e gjatë se vetë robëria,

se ti ishe vetë qëndresa.

Bac,  ti ish një jetë për të drejtat e njeriut, rast i rrallë në këtë shekull,

se ti ishe vetë drejtësia.

Bac, ti ishe një jetë arti, më i lexuari në rininë  tënde në burgje,

se ti ishe vetë shkrimtari ynë i madh.

Bac, ti ishe një jetë prijësi, me pak shokë si ti, deri te Adem Jashari,

se ti ishe vetë UÇK-ja.

Bac, ti ishe një jetë në histori, e rrallë ndër shoqe,

ti ishe vetë historia.

Prishtinë, më 26 korrik 2018

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Muharremi: “Peizazhi Impresiv” i Faton Aliut në SHBA

Ilir Muharremi: “Peizazhi Impresiv” i Faton Aliut në SHBA

Pikura “Peizazh Impresiv”, nga piktori Faton Aliu është përzgjedhur nga juria profesionale dhe është ekspozuar …