Zymer Neziri: LETËRSIA GOJORE DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR

(Fjala e mbylljes në simpoziumin shkencor ndërkombëtar Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar, Ulqin, më 18 shtator 2011)


 


Të nderuar të pranishëm,


simpoziumi shkencor ndërkombëtar Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar, që i filloi punimet sot, pas leximit të referatit, të kumtesave dhe të dis­kutimeve, po përfundon sonte. Në këtë simpozium u lexuan, sipas pro­g­ra­mit, 16 kumtesa, referati dhe një ndihmesë, nga Fan Noli, të cilën e solli stu­d­iuesi Emil Lafe. Me përjashtim tënjë kumtuesi nga Tirana, të gjithë të tje­rët qenë të pranishëm. Morën pjesë, përveç vendorëve, nga Ulqini, edhe stu­diues të njohur nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Shkodra, Tetova, Saranda, Lu­g­ina e Preshevës. Veçohet prania e qendrave tona të njohura të studimeve albanologjike: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti Albanologjik i Pri­­shtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë.


Tema e simpoziumit të sotëm shkencor ndërkombëtar Letërsia gojore dhe ide­ntiteti kombëtar shqiptar, u trajtua gjithanshëm, duke filluar nga referati i studiuesit Ismail Doda, «Letërsia gojore dhe identiteti ynë kombëtar», ku  shtroi probleme madhore të krijimtarisë sonë gojore, e ndër to foli për rap­so­dët dhe për rolin e tyre, për këngën si dëshmi e identitetit, për fuqinë e saj po­etike, po edhe për reflektimin e saj etnokulturor, duke u ndërlidhur me be­sën, me mikpritjen e me burrërinë, ku vihet në spikamë sidomos lidhja e saj me gjuhën, si njësi themelore e identitetit kombëtar dhe si digë e paka­lu­e­sh­me kundër procesit të asimimilimit, i cili fatkeqësisht, veproi në të ka­lu­a­r­ën dhe vazhdon së vepruari pandalshëm.


Nga gjurmët e identitetit shqiptar të disa motiveve të romanit Florimont, i au­­torit Aimon Varennes, nga shek. i 12-të, me ngjarjet në principatën Al­ba­nie e me Durrësin kryeqendër, mbajtur nga studiuesi Ruzhdi Ushaku, veço­h­en motivet mitike dhe vazhdimësia e kohës së lashtë në romanin Florimont, si­­domos tërheqin vëmendjen paralelet krahasuese Florimont/ Eposi i Kre­sh­ni­këve: dyluftimi, që zgjat disa ditë, përbindëshi i detit-Balozi i Detit, per­sonazh shumë i njohur, mikrotoponimia në roman dhe në Epos e në legj­e­n­da, motivi i rinjohjes si në baladën Aga Imeri etj.


Studiuesja Klara Kodra ka prekur me kompetencë ndërthurjen e epizmit dhe të lirizmit në baladat epike-lirike të arbëreshëve, ku veçohen tiparet fisnike, be­­sa shqiptare, patosi tragjik dhe patosi heroik, motivi fantastik dhe tërheqja e një vije krahasuese ndërmjet baladës së Konstantinit me baladën e Byr­g­e­rit.


Martesa me grabitje e me mashtrim në Zarë e në Shestan, si tipari më i vjetër i ba­ladës, është trajtuar nga studiuesi Zeqirja Neziri, duke e shtruar  sidomos çë­­shtjen e kohës së formimit poetik të saj nga fazat e hershme të krijimit të sho­­qërisë njerëzore, në vijimësi në Shestan dhe bartur në Zarë nga she­sta­na­sit.


Studiuesja Miaser Dibra trajtoi dasmën shqiptare si formë  e identitetit ku­l­tu­­ror unik, por me pengesa politike, në të dy anët e kufirit, andej e këndej Bu­­nës, duke konstatuar se rituali i dasmës po rrudhet. Ajo shtroi edhe çë­sh­t­j­en e krahasimit të dasmës shqiptare me dasmën malazeze.


Prania e krahinës së Plavës dhe e Gucisë, Eposi i saj i Kreshnikëve, i ru­a­­jtur në dorëshkrim në SHBA, në Universitetin e Harvardit, nga viti 1937, ishte kumtesa e lexuar nga studiuesi Zymer Neziri, për repertorin e katër la­hu­­tarëve të kësaj krahine dhe për këngët e shënuara prej tyre nga profesori Allbert Llord.


Edhe studiuesi Enver Mehmeti në kumtesën e tij trajtoi probleme nga Eposi i Kre­­shnikëve, ku veçoi te heronjtë e vjetër të epikës gojore  lidhjet mi­to­lo­gjike dhe lidhjet me etninë, lidhjet historike të epikës së moçme me epikën e re, përveç ndërtimit artistik, shumë të rëndësishëm.


Edhe kumtesa tjetër, e studiuesit Hamit Xhaferi, për krushqit në Eposin e Kre­shnikëve, vepër madhore e traditës sonë gojore, shqyrton sidomos stru­k­turën bazë të epikës nga epoka e shpërbërjes së shoqërisë klanore dhe kru­shqia e lidhur jashtë fisit.


Kumtesa vijuese, e studiuesit akademik Kolec Topalli, për lashtësinë e Eposit nëpërmjet arkaizmave në strukturën gramatikore, solli të dhëna me in­teres për gjininë asnjanëse të emrave, e zhdukur në gjuhët romane etj., por e ruajtur te Buzuku, ashtu si edhe në Epos, emrat mashkullorë të pashquar pa mba­resë rasore, format e gjinores-dhanores shumës me mbaresën e vjetër, për­emri pyetës cili i panyjëzuar, forma të mënyrës dëshirore, që nuk janë më, të zëvendësuara nga lidhorja, për ndërtimet me parataksë, një lidhje më e lashtë se hipotaksa etj.


Studiuesi Agron Xhagolli shtroi po ashtu probleme të poezisë epike, në kuadër të raporteve histori-këngë epike gjatë shek. XIX dhe deri në shpalljen e Pavarësisë, për etnobashkuesin si funksion, për epikën historike të luftës së shqi­ptarëve, por pa e barazuar me të vërtetën historike.


Identiteti kombëtar i Bregdetit të Jonit, krahina e Himarës, u trajtua në ku­m­te­sën e studiueses Irena Gjoni, duke paraqitur të dhëna edhe nga shek. XII p.l.K, me përpjekje për lidhjen e historisë me krijimtarinë gojore, që evi­den­to­jnë identitetin shqiptar të kësaj krahine me tipare etnodalluese.


Gjuha e folklorit, si burim gjallërimi e pasurimi për gjuhën letrare ko­m­bë­ta­re, proza e poezia, sidomos Eposi i Kreshnikëve, u trajtua nga studiuesi Emil Lafe, duke përmendur kontributin e A. Kostallarit e të Q. Haxhihasanit dhe me­ndimin për prirjen për zhdukjen e dallimeve krahinore.


Studiuesja Rudina Llazari trajtoi besën te shqiptarët, në kumtesën në vijim, duke e konsideruar testament moral: kult, mit, monument dhe identitet, kurse zë­na­fillën dhe vijimësinë e këtij institucioni të lashtë e trajtoi të lidhur me krijimtarinë gojore, në  shkallë të lajtomotivit.


Dëshmi të identitetit shqiptar në këngët epike popullore janë trajtuar edhe në ku­m­tesën vijuese të studiuesit Bahri Brisku, kurse krijimet e traditës në va­r­gje i vlerëson burim i kosiderueshëm, ku gjenden të ngurosura një mori dë­sh­mish të verifikuara të identitetit kombëtar shqiptar.


Studiuesi Adem Zejnullahu trajtoi po ashtu këngën epike, qëndresën kom­bë­ta­re në këto këngë dhe sakrificën, sidomos në ciklet e Lidhjes Shqiptare të  Pri­­zrenit, të demonstratave më  1968 dhe 1981, si dhe të  luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Pro­bleme madhore të folklorit muzikor shqiptar, shtroi studiuesi Albin Sa­diku, lidhur me rolin e etnomuzikologjisë në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe nevojën e madhe për themelimin e dy institucioneve etno­mu­zi­ko­lo­gjike në Tiranë e në Prishtinë.


Studiuesi Sadri Fetiu, në fund, shtroi çështjen e identitetit kombëtar edhe në ni­n­ullat shqiptare, duke vënë në spikamë kultin e trashëgimisë, kultin e tri­m­ë­risë, kultin e burrërisë, kultin e mençurisë, kultin e armës, krahas tipit she­m­bëlltyrë: I. Qemali, H. Zeka, H. Prishtina, I. Boletini, B. Curri etj.   


Pas leximit të kumtesave u hap diskutimi, ku morën pjesë: Zeqirja Neziri, Enver Me­hmeti, Ruzhdi Ushaku, Agron Xhagolli, Abdullah Zymberi, Zymer Ne­zi­ri, Sadri Fetiu. Në diskutime u tha se trashëgimia e krijimtarisë gojore është shtyllë e dëshmisë së identitetit kombëtar, u lavdërua puna e stu­di­u­e­sve, si­do­mos e Ruzhdi Ushakut dhe  e Kolec Topallit, u shtrua çështja e ter­mi­­no­lo­gjisë si problem kryesor në këto studime, autoktonia e e mohuar e Ep­o­sit të Kre­shnikëve, puna e stuidiuesve amerikanë Millmen Peri dhe Allbert Llord, da­llimi epik ndërmjet folklorit dhe folklorizmit të Ballkanit; u dha pro­pozua që të mbahet një këshillim i veçantë për rregullat shkrimore për bo­timin e kë­ngëve, parimi fonetik i shënimit, teksti i kënduar dhe teksti i re­ci­tuar, si dhe botimi në disa vëllime i krijimtarisë gojore të shqiptarëve në Ma­lin e Zi.


 Pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli Organizues, në përbërje: Ismail Doda (kryetar), Agron Xhagolli, Miaser Dibra, Enver Mehmeti dhe Zymer Ne­ziri, konstatoi se simpoziumi u realizua me sukses, se solli kumtesa me in­teres, që dijes albanologjike ia shtojnë rezultatet, si dhe shtroi probleme, që studiuesit tanë duhet të përballën me to.


Të nderuar të pranishëm, në këtë fjalë të mbylljes i përgëzoj të gjithë ku­m­tu­e­sit për përkushtimin e përgatitjet serioze të kumtesave të tyre dhe do t’i ve­ç­oja kontributet e brezit më të ri, Rudina Llazari dhe Albin Sadiku, që dë­sh­m­u­an se studimet albanologjike, ndonëse me vështirësi, kanë edhe brezin pa­s­ues.        


Këshilli Organizues, për organizimin e këtij simpoziumi shkencor ndër­ko­mbëtar, falënderon Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, e në ve­ça­nti kryetarin e tij, z. Tahir Tahiri, si dhe sekretarin, z. Daut Ceka. Për për­cjelljen e punimeve të simpoziumit falënderojmë deputetët, z. Mehmet Ba­r­dhi dhe z. Luigj Shkreli, si dhe profesorët dr. Abdullah Zymberaj, dr. Simë Do­breci, Nikë Gashaj, Ali Doda e Ferid Kurti. Falënderojmë edhe mjetet e inf­ormimit për përcjelljen e simpoziumit.


 fund, të nderuar të pranishëm, me dëshirën që të takohemi përsëri të tu­bi­me të tjera shkencore, në emër të KO-së ju përshëndes dhe ju falëndroj për­ze­­mërsisht për pjesëmarrje në simpoziumin e sotëm shkencor ndërkombëtar të Ulqinit, Le­tërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …