Zymer Neziri: RAPORT PËR KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE «KOSOVA SOT» në Torunj, Poloni, mars 2007

Universiteti «Nikolla Kopernik» nё Torunj, Poloni, organizoi konferencёn shkencore ndёrkombёtare «Kosova sot», në drejtimin e prof. dr. hab. Irena Sawicka. Konferenca u mbajt më 26, 27 e 28. 3. 2007. Konferenca i zhvilloi punimet nё qendrёn turistike Qehoqinek (Ciechocinek, rruga Wojska Polskiego 5), afёr Torunjit.
Nё kёtё konferencё shkencore ndërkombëtare kanё marrё pjesё studiues nga qendrat universitare dhe shkencore tё Polonisё (Torunj, Poznanj, Gnjiezno, Varshavё), si dhe tё Rusisё, të Gjermanisё, tё Bullgarisё, tё Shqipёrisё e tё Kosovёs. 

Seancat

Konferenca i zhvilloi punimet në pesë seanca: Historia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën e drejtoi prof. dr. Zymer Neziri (Prishtinë); Gjuhësia, me drejtuesen prof. dr. hab. Jolanta Mindak (Varshavë); Kultura dhe letërsia, me drejtuesin prof. as. dr. Begzad Baliu, paradite (Prishtinë), si dhe prof. dr. Aleksandar Rusakov, pasdite (S. Petersburg); Marrëdheniet shoqërore, me drejtues mr. Jarosław Rosochacki (Poznanj). 

Kumtesat 

Në seancat e konferencës janë lexuar kumtesa nga fusha e albanologjisë dhe e marrëdhënieve të saj me gjuhët e tjera, kryesisht të Ballkanit: AKA. prof. dr. Rexhep Ismajli (Prishtinë), Ballkanistika dhe prejardhja e shqipes (kumtesë e lexuar në emër të autorit); prof. dr. Aleksandar Rusakov (Sankt Peterburg). Areal position of Albanian: a view from the perspective of „The small dialectological atlas of the Balkan languages”; prof. dr. hab. Irena Sawicka (Toruń), Struktura e rrokjes në shqipen kosovare; prof. as. dr. Begzad Baliu (Prishtinë), Studimet albanologjike në Kosovë dhe perspektiva e tyre; dr. Kamila Liberacka (Toruń), Reduplikacioni i objektit në shqipen; dr. Anna Korytowska (Belgrad/Toruń), Sandhi në shqipen kosovare. 
Në seancën për historinë janë lexuar ose janë dorëzuar kumtesat nga fusha e historisë dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare, nga studiuesit: prof. dr. Lush Culaj (Prishtinë), Trajtimi i çështjes së Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë 1920 – 1924; mr. Adam Balcer (Warszawa); The development of the modern Albanian national identity in Kosovo and Macedonia in the period of 1878 – 1968; prof. as. dr. Lulëzim Lajçi (Prishtinë), Shqiptarët dhe religjoni në Kosovë në kaluarën dhe sot (kumtesë e lexuar në emër të autorit); dr. Andrzej Malinowski (Słupsk), Autonomous province of Kosovo 1974 – 1990. Yugoslavian experiment; dr. Agnieszka Dybowska (Bydgoszcz), The question of international presence in post-status Kosovo; dr. Wojciech Szczepański (Poznań/Toruń), Institute 4S in Brussels and its involvment in promotion of Serbian position and the future of Kosovo within the EU; akad. prof. dr. Hivzi Islami (Prishtinë), Decentralizimi aktual i Kosovës (kumtesë e dorëzuar?). 
Në seancat për kulturën popullore dhe letërsinë shqipe, kumtesat e tyre i lexuan studiuesit: prof. dr. Zymer Neziri (Prishtinë), Eposi i Kreshnikëve dhe vlerat e tij etnokulturore botërore; mr. Rigels Halili (Warszawa), Këngët popullore epike në Kosovë – kërkime dhe observime të reja; prof. dr. Russana Beyleri (Sofia), Tendencat aktuale në letërsinë kosovare; prof. dr. Emin Kabashi (Prishtinë), Letërsia shqipe dhe kultura europiane (kumtesë e dorëzuar); mr. Bashkim Lajçi (Pejë), Gjendja e trashëgimisë etnologjik në Kosovë; mr. Joanna Minksztym (Poznań), Albanian textiles from Kosovo in the collection of the Ethnographic Museum, the department of the National Museum in Poznań; mr. Jarosław Rosochacki (Poznań), Roli i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë në katër dekadat e fundit; mr. Łukasz Fleiszerowicz (Gniezno), The position of Albanian women in the Kosovian family and society. 

Rezultate 

Kumtesat e tyre për trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të Kosovës, përveç me gjuhën, trashëgiminë dhe historinë shqiptare, shumë studiues i kishin pasuruar edhe me elemente të gjuhës dhe kulturës boshnjake, serbe, gorane etj, prej të cilave do të veçonim, studiuesen prof. dr. hab. Jolanta Mindak (Warszawa), Boshnjakët nga Kosova. 
Nё kёtё konferencё, studiues nga fusha e gjuhёsisё, e letёrsisё, e folklorit, e historisё, e etnologjisё, e muzeologjisё, e antropologjisё, e shkencave politike, e shkenvave tё komunikimit dhe analistё tё fushave tё tjera, pёr tri ditё me radhё, nё pesё seanca shkencore, diskutuan pasurinё shpirtёrore, materiale, fetare dhe tё identitetit të Kosovёs. 
Pjesёmarrёsit e kёsaj konference i konsideruan shumё tё rёndёsishme rezultatet e kёsaj konference, prandaj besoj se me mendimin e tyre shkencor do tё ndihmojnё zhvillimet e reja kulturore dhe shkencore nё Kosovё. Ata besojnё se me fjalёn e tyre kanё ndihmuar mendimin shkencor, politik dhe kulturor tё Kosovёs, nё kontekstin historik dhe aktual tё saj. 
Në fund të kësaj konference njëzëri kanë miratuar edhe një deklaratë për Kosovën. Ata kanë konstatuar se pavarёsia e Kosovёs ёshtё zgjidhja mё e mirё pёr ardhmёrinё e kёtij vendi dhe për qytetarёt e saj. 

Falënderime 

Falënderoj Këshillin Organizues të konferencës, i cili i hoqi shpenzimet e ushqimit dhe të fjetjes për tri ditë e net, më 26, 27 e 28 mars 2007. Falënderime të veçanta për: prof. dr. hab. Irena Sawicka (Toruń), mr. Jarosław Rosochacki (Poznań), mr. Rigels Halili (Warszawa). 

Shpenzimet e udhëtimit 

Meqë drejtoria e Institutit Albanologjik të Prishtinës nuk shfaqi interesim për këtë konferencë e as nuk dha përgjigje pozitive për shpenzimet e udhëtimit për dy studiuesit e vet (Lush Culaj e Zymer Neziri), përgjigje pozitive dhanë donatorët: Abdurrahman Konjufca, NTP «Adi», Lypjan (400 euro), Agim Sahiti, ndërmarrja «Koni», Prishtinë (200 euro) dhe Behar Hasipi, f. Kuk, Sharr (300 euro), të cilët i fa¬lë¬nd¬e¬r¬oj me respekt të veçantë. Me këto mjete (450 euro+450 euro) janë paguar disa nga shpenzime tejet të domosdoshme: dy bileta kthyese të aeroplanit Prishtinë-Va¬rshavë (371euro+371euro), kurse me nga 79 euro për person (79 euro+79 euro) janë paguar biletat e trenit Varshavë-Torunj dhe anasjelltas, si dhe nga dy fjetje hoteli në Varshavë, më 25 e 29 mars 2007. 

Prishtinë, mё 2. 4. 2007 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …