Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t'i ndihmojë 7 mijë e 500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t’i ndihmojë 7 mijë e 500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me fillim në ora 14:00. Projekti i Ndihmës Humanitare i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për Qendrat e Punës Sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7,500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021. Në ngjarje do të marrin pjesë Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyres së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …