Zyra e Kryetarit të Vitisë do të jetë e hapur për qytetarë që dëshirojn ta urojnë Kryetarin Haliti për mandatin e ri

Komuna e Vitisë përmes një postimi në faqën zyrtare të saj në facebook, njofton të gjithë qytetarët e interesuar se të mërkurën me 19 nëntor nga ora 10.00 deri në ora e 14.00, Zyra e Kryetarit të Komunës së Vitisë do të jetë e hapur për të gjithë ju që dëshironi ta uroni atë për mandatin e ri.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,

Me rastin e fitores së mandatit të katërt të kryetarit Haliti, Zyra e Kryetarit të Komunës së Vitisë do të jetë e hapur për të gjithë ju që dëshironi ta uroni atë për mandatin e ri.

Më datë: 19 nëntor (E Mërkurë)

Nga ora: 10:00 – 14:00

Të gjithë jeni të mirëpritur!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka uruar besimtarët Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Deçanit, …