AAK-ja bëri të ditur se Ramush Haradinaj, shkoi në Presidencë për t’u takuar me Vjosa Osmani, pas ftesës së saj për të diskutuar rreth draftit për Asociacionin, por ajo u vonua dhe takimi s’u realizua për këtë arsye. Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetares për t’u takuar rreth Asociacionit, por zonja Osmani është vonuar dhe Haradinaj nuk e ka pritur më shumë. Kishim një vullnet të mirë për të biseduar për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemaili.
