Dështoi takimi i paraparë në mes të kryetares Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Dështoi takimi i paraparë në mes të kryetares Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Dështoi takimi i paraparë në mes të kryetares Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku pritej të diskutohej për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky takim ishte planifikuar të mbahej të hënën, pasi presidentja Osmani ta përfundonte takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiu, por takimi kishte zgjatur më shumë sesa që ishte paraparë dhe kjo kishte shtyrë që Haradinaj të largohet nga objekti i Kuvendit. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se zonja Osmani është vonuar për takim dhe Ramush  Haradinaj më të drejtë nuk ka pritur më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …