leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Zyra e Presidentes bëri të ditur se Ramush Haradinaj s’ka dashur ta presë kryetaren pasi ajo ishte vonuar, por dera mbetet e hapur

AAK-ja bëri të ditur se  Ramush Haradinaj, shkoi në Presidencë për t’u takuar me Vjosa Osmani, pas ftesës së saj për të diskutuar rreth draftit për Asociacionin, por ajo u vonua dhe takimi s’u realizua për këtë arsye. Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, iu ka  përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetares për t’u takuar rreth Asociacionit, por zonja  Osmani është vonuar dhe  Haradinaj nuk e ka pritur më shumë. Kishim një vullnet të mirë për të biseduar  për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …